Çun Lajçi, mesazh Bedri Hamzës: Atdheu është mbi ty, mbi ne e mbi të gjithë

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj kreut të PDK-së, Bedri Hamza, pas qëndrimit të tij se partia nuk do ta votojë kandidatin për president të vendit.
Lajçi e kritikoi Hamzën për këtë qëndrim, duke i kërkuar që interesin e Kosovës ta vendosë mbi atë partiak: “Shko e voto, se kot Marshi e kot kthimi i çlirimtarëve”.
Postimi i tij:
Zoti Bedri
S’asht arsyeja Vlora, madje as ti, as partia jote, e as askush tjetër. Arsyeja asht Atdheu, që asht mbi ty, mbi ne e mbi të gjithë.
E kur për ketë Atdhe janë flijue Ademi, Hamza, Shabani, Zahidja… Gjeva, Fehmiu, Agimi e Salihu, me Luanin e Shkelzenin e… kush je ti e kush asht Vlora, që ju nuk doni me ia vu plisin n’kokë Atdheut?!
Për çka je betue n’Kuvend?
Për çka e more pagën 1500 euro?
Për çka thirret nesër Marsh-i?
Për Atdheun!
Se ne Atdhe tjetër s’kemi. E ky Atdhe nuk matet me sytë e zi e flokët e gjata të nji deputeteje që deklarohet kundër Presidentit — kundër shtetit, Bedri — kundër Kosovës.
Çka do t’brohorisni nesër?
Për çlirimtarët, po. Por për çlirimtarët e cilit shtet, kur ti don me qenë mbi shtetin? Se Vlora qenka Mbretnesha Teutë e, po s’u zgjodh ajo, Raguzën do ta marrin Romakët?!
Sa naiv dole me ketë deklaratë!
S’po du me t’randue ma shumë, se s’po du me ia mbajtë zhagun as Kurtit, as njeriut t’lemë. Por e vërteta asht Atdheu: Kosova.
Jo Çuni.
Jo Vlora.
Jo ti.
As Albini.
Kosova!
Po due me heshtë, por ju as me vdekë nuk po leni. Sepse po silleni sikur Kosova t’ishte oborr me pula!
Shko e voto, se kot Marsh-i e kot kthimi i çlirimtarëve, kur e urreni njeriun e Atdheun.
Atdheu asht mbi të gjithë ne o Bedri.
11.08.2026



