Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

“BAC, po i marrin parcelat e fundit në Skënderaj” – Mehani akuzon Sami Lushtakun

AutoktonPublikuar më 27.9.2026Përditësuar më 27.9.2026Lexim prej 2 minutash

Zyrtari i VV-së, , ka akuzuar kryetarin e Skënderajt, , për nisjen e procedurave për dhënien në shfrytëzim të një prone komunale, vetëm pesë ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së.

Në një postim në Facebook, Mehani pretendon se bëhet fjalë për prona në ish-tregun e qytetit, me vlerë rreth 1 milion euro, të cilat synohet të jepen në shfrytëzim për 99 vjet për ndërtimin e banesave.

Ai e ka lidhur këtë çështje me vëmendjen e qytetarëve ndaj vendimit të Speciales, duke pretenduar se prona publike po “trafikohet nën rrogoz e mbuluar me patriotizëm”. Mehani gjithashtu ka akuzuar Lushtakun se kjo procedurë është e favorshme për të dhe rrethin e tij.

Postimi i Mehanit:

BAC, po i marrin parcelat e fundit në Skënderaj!

Mes mërzisë dhe biznesit! Një milion euro pronë komunale, trafikohen me flamurin patriotizmit!

Pesë ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, Sami Lushtaku kujtohet që të fillojë procedurat për dhënien e pronës komunal në shfrytëzim për ndërtimin e banesave.

Fjala është për pronat te ish tregu i qytetit të cilat do të jepen në shfrytëzim për 99 vite përmes procedurës se negocimit të kryetarit.

Në përgjithësi kjo procedurë është treguar mjaft fitimprurëse për ndërtuesit, sepse pronat milioneshe merren me kushte shumë të favorshme për ta. E që në fakt, ndërtuesit e kryejnë vetëm punën e ndërtimit të vrazhdë. Pronarët e vërtetë janë ata që kurrë nuk ua sheh emërin në letër, porse qytetarët e Skënderjat i njohin shumë mirë.

Pra, dhënia e pronave publike për ndërtimin e banesave ishte dhe është mjaft fitim-prurëse për Sami Lushtakun dhe rrethin e tij. Ani pse, dhënia e pronave komunale për ndërtimin e banesave është e ndaluar me ligj.

Dhe këtu duhet vënë në pah dy gjëra:

1. Në momentin kur gjithë vëmendja e qytetarëve është te vendimi i Gjykatës Speciale, një pronë 1 milion euro trafikohet nën rrogoz e mbuluar me patriotizëm pa u vërejtur fare.

2. Merzia për dënimin e krerëve të UÇK-së, nuk e ndalë dëshirën për biznes me prona komunale. Përkudrazi, e krijon terrenin për kontrabandimin e tyre.

Mbase mund të jetë edhe opsioni 3,

mërzinë për vendimin e padrjetë kundër krerëve të UÇK-së, Sami Lushtakut mund t’ia shuaj vetëm një pronë milioneshe ku do të ndërtohen banesa shumë katëshe.

Artikuj të ngjashëm