Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, me kritika të ashpra ndaj Çlirim Nezirit: “Mos e luaj komandantin veç pse në krah të rrinë llumi i Prontos”.

AutoktonPublikuar më 8.10.2026Përditësuar më 8.10.2026Lexim prej 1 minutash

Bashkëshortin e Albulenat Haxhiut, , po e pengon aktiviteti i organizatorit të protestave “Jo në emrin tim” Çlirim Neziri.

Ai ka pretenduar se protesta qytetare në shesh janë shndërruar në një fushatë politike kundër Vetëvendosjes.Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Neziri po promovohet si “patriot modern”.

“Andaj, Çlirim mos e luaj komandantin veç pse në krah të rrinë llumi i Prontos e dokesh azgan krah tyre gjoja kapo, i rrezikshëm dhe i paprekshëm. Njoh shumë familjarë dëshmorësh që kanë marrë pushkën e prindit dhe kanë vazhduar luftën, por sot punojnë në kurriz të djersës së tyre e disa edhe në mërgatë dhe as që i dallon, sepse gjithmonë kujdesen se mos po korisin veprimtarinë dhe sakrificën. Çlirim abuzuesi, ti përveç tjerash jepje mikrofonë individëve që ne i njohim si dezerterë e i reklamoje si invalidë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm