Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?

AutoktonPublikuar më 7.10.2026Përditësuar më 7.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kundërkandidatja e për Presidente të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka marrë vetëm një votë në procesin e zgjedhjes së Presidentes.

Hoxha ka treguar se vota e vetme që mori në këtë proces ishte nga një koleg i saj nga radhët e PDK-së.

Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Hoxha tha se bëhej fjalë për deputetin , duke sqaruar se ajo vetë kishte krijuar mundësinë që votimi të formalizohej.

“Është Artan Behrami, unë aty vetëm e krijova mundësinë e formalitetit”, tha Hoxha.

Hoxha ishte kandidatja e PDK-së për Presidente, përballë kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Justina Shiroka-Pula.

Në votimin për Presidenten, Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit, ndërsa Hoxha mori vetëm një votë.

Artikuj të ngjashëm