Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Deklarata për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, Rugova tregon se a do ta votojë atë

AutoktonPublikuar më 28.9.2026Përditësuar më 28.9.2026Lexim prej 1 minutash

Deputeti i LDK-së, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare, ku pritet të miratohet Deklarata e Përbashkët për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta votojë këtë Deklaratë, Rugova u përgjigj shkurt.

“Te shohim me grupin parlamentar jemi duke shkuar në mbledhje, por patjetër që duhet me e votu, por ta shohim se si po koordinohet teksti një herë”, tha ai për gazetarët.

Pos tjerash, ai u pyet rreth çështjes së presidentit, për çka tha se është mirë që të zgjidhet kryetari i vendit, sipas tij, “që të shmangen zgjedhjet për hir të popullit dhe për hir të miqve tanë ndërkombëtarë”.

Artikuj të ngjashëm