E quajti PDK-në “parti uzurpatore të UÇK-së”, Vullnet Krasniqi reagon pas komenteve të shumta

Gazetari Vullnet Krasniqi ka reaguar sërish pas komenteve të shumta që ka marrë për deklaratën e tij, në të cilën e kishte quajtur PDK-në “parti uzurpatore të UÇK-së”.
Krasniqi ka kritikuar përsëri PDK-në lidhur me projektligjin për Gjykatën Speciale, duke pretenduar se mënyra se si është hartuar ai mundëson rrëzimin e tij nga Gjykata.
Postimi i plotë:
Mijera komente, qindra mesazhe, dhjetra telefonata, keto 24 oret e fundit pse e kam quajtur PDK-ne nje parti uzurpatore te UÇK-se dhe se duhet te fundoset pikerisht per shkak te ketij perdorimi eklatant te luftes.
Tash 24 ore pas, te gjithe po flasin, u bo fakt i kryer, se qysh PDK-ja e ka propozu nje projektligj qe ka me ua rrezu Gjykata. Jo qe duhet me u mundu Gjykata me gjet qysh me rrezu. Kta vet e kane lon, mrena ligjit, mjetin per me rrezu ligjin
Tash me tregoni njerz te dashtun, a duhet te egzistoj nje parti qe ka krijuar nje monstrum si Gjykata Speciale, pastaj kur tenton ta korrigjoj kete gabim, e bon edhe ma mut, sepse don mi nxon edhe zgjedhjet edhe do vota me kete projektligj qe eshte shpenzim i energjise si popull dhe i letrave (120 kopje u desht mu printu). Kjo fiasko me ligjin,e rrezikon legjitimitetin e shtetit, mbrojtjet e katershes ne Hage, dhe fyen te gjithe ata qe dolen 21 net duke kerkuar dicka qe doli, ASGJE.



