“Edhe 7 ditë, edhe 6 ditë…” – Deputeti i VV-së reagon për raportimet rreth Grenellit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me raportimet për një hetim ndaj Richard Grenellit, duke e lidhur këtë çështje me mesazhet që, sipas tij, Grenell ua dërgonte përfaqësuesve të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Aliu ka rikujtuar mesazhet me numërimin e ditëve, përmes të cilave Grenell, sipas deputetit të LVV-së, kërkonte rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Duke iu referuar raportimeve për një hetim të urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump, lidhur me dyshime për ndikim në këmbim të parave, Aliu ka përdorur një ton ironik ndaj Grenellit.
Postimi i plotë:
Edhe 7 ditë, edhe 6 ditë, edhe 5 ditë … Kështu u dërgonte SMS opozitës Richard Grenell, duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Sot, ai po përballet me raportime për një hetim të urdhëruar nga Trump, lidhur me dyshime për ndikim në këmbim të parave.
Dikur ua numëronte ditët të tjerëve. Po tani, a do t’ia numërojë ditët vetes?



