Rama shpërthen ndaj Abdixhikut dhe e akuzon për tradhti
AutoktonPublikuar më 21.10.2026Përditësuar më 21.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me akuza të rënda ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar për “tradhti” politike dhe për përpjekje për t’ia marrë shumicën në Kuvendin Komunal të kryeqytetit përmes negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një paraqitje në RTV Dukagjini, të martën mbrëma, Rama pretendoi se Abdixhiku e kishte kontaktuar shefin e grupit të asamblistëve të LDK-së, Egzon Pacolli, me kërkesën që të negociojë me Gëzim Sveçlën e VV-së për t’ia marrë shumicën në Kuvendin Komunal.
“Siç po dëgjoj që ka thirr shefin e asamblesë të LDK-së, Egzon Pacollin, shko negocio me Gëzim Sveçlën për me ia marrë shumicën Përparim Ramës”, deklaroi Rama, duke e cilësuar këtë veprim të pretenduar si shenjë të një mendësie të gabuar në udhëheqjen e partisë.
Reklamë
Artikuj të ngjashëm
Reklamë



