Fatos Geci, Adelina Tërshani e të tjerë – këta janë 15 deputetët e rinj të VV-së

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i siguruar atij mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.
Qeveria e re u votua me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Telegrafi.
Pas votimit të Qeverisë, 15 anëtarë të kabinetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre si deputetë të Kuvendit, pasi një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të ministrit apo anëtarit të Qeverisë.
Si rrjedhojë, mandatet e liruara nga ministrat pritet t’u kalojnë kandidatëve të tjerë nga lista e LVV-së, raporton Telegrafi.
Deputetët e rinj të LVV-së pritet të jenë:
Naim BardiqiFitim HaziriIlir QeriqiEgzon AzemiMimoza ShalaArsim AdemiLuan AliuFatos GeciAdelina TrshanaEjup AhmetiFiliz MustafaArijeta RexhepiAgon BatushaFahrush RexhepiElvira Ibrahimi Hoti
Ndryshe, përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti./Telegrafi



