PDK-ja sot e çoi në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, nesër dorëzojnë rast edhë për votimin e Qeverisë “Kurti 4”

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese. Dy deputetë të kësaj partie tashmë ndodhen brenda objektit të Gjykatës.
Kjo parti e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lënd në Gjykatën Kushtetuse, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit. Nesër kanë paralajmëruar edhe dorëzimin e lëndës për formimit të Qeverisë Kurti 4.
PDK-ja kishte paralajmëruar më herët se do ta dërgonte çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procesi i konstituimit të Kuvendit.
Partia ka bërë të ditur se në adresimin e saj në Gjykatë do të përfshijë edhe çështjen e formimit të Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti.
Qeveria Kurti 4 u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Në votim morën pjesë 70 deputetë, ndërsa 62 prej tyre votuan pro kabinetit të ri qeveritar.
Artikuj të ngjashëm



Vulin pretendon se Gjakova është tokë serbe, Xharra sjell të dhëna historike
