Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Gani Geci: PDK po kërkon vetëm pare nga Qeveria, pastaj ia voton Glauk Konjufcën president

AutoktonPublikuar më 30.9.2026Përditësuar më 30.9.2026Lexim prej 2 minutash

ka reaguar lidhur me kërkesat e fundit të -së, duke thënë se PDK nga Qeveria e Kosovës po kërkon vetëm para.

“Duke analizuar kërkesat e fundit të PDK-së pas dënimit të katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kam ardhur në përfundim se PDK prej Qeverisë së Kosovës po kërkon PARE, asgjë ma shumë, vetëm PARE”, ka shkruar Geci.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Duke analizuar kërkesat e fundit të PDK-së pas dënimit të katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kam ardhur në përfundim se PDK prej Qeverisë së Kosovës po kërkon PARE, asgjë ma shumë, vetëm PARE.

PDK as që është duke u mërzit se çfarë ka ndodhë në Hagë, pasi PDK ka jurist shumë të mirë qe e dinë se për t’i ndryshuar aktgjykimet në APEL duhen prova që i rrëzojnë provat e Gjykatës Themelore.
Tani PDK po i thotë Qeverisë: “Qiti paret, na ta votojmë Presidentin.”

Po i thonë Albinit: “Na ta bajmë President, por ti qiti paret shtesë te taksapaguesve në atë fondin që ata e kanë, dhe në emër të apelimit dhe lobimit kundër aktgjykimit”, me i hargjue ato pare dhe, në fund, po mendojnë se Glauku ka të drejtë me i falë të dënuarit nga Gjykata e Specializuar.
Pra pare shtesë po lypin nga ato qe i lejon ligji që është aprovuar ne vitin 2015 në emer të mbrojtjes.
Tani mbetet të shihet se sa pare do t’i paguajë Qeveria PDK-së për zgjedhjen e President te LVV – ës apo ndoshta Qeveria do ta zgjedhë një president të propozuar nga LDK pa paguar PARE.
Tani Republika e Kosovës ka para vetes tri rrugë deri më datën 06.10.2026:

1. Me ia pagu paret PDK-së e PDK me ia zgjedh Presidentin LVV-së.

2. Me zgjedh presidentin e propozuar nga LDK pa i paguar asni PARE të taksapaguesve, as LDK-së e as PDK-së.

3. Me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme, me i hargjua edhe nja 20 milionë € për zgjedhje dhe nja 200 milionë tjera që LVV ka me i shpërnda, social (vitra), për me i ble votat, për të katërtën herë në 2 vjet.

Artikuj të ngjashëm