Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

“Gënjen publikisht”, Rron Gjinovci i reagon ashpër Vlora Çitakut

AutoktonPublikuar më 29.9.2026Përditësuar më 29.9.2026Lexim prej 1 minutash

Aktivisti , ka reaguar pas reagimit të deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku lidhur me aktgjykimin e Speciales e cila, sipas kësaj të fundit UÇK është cilësuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Gjinovci i kërkon Çitakut të mos gënjejë, sepse sipas tij, në aktgjykim nuk bëhet një përcaktim i tillë për UÇK-në si organizatë, por bëhet fjalë për grupin e personave të dënuar dhe përgjegjësinë e tyre penale.

“Një deputete e Kosovës po rrejke publikisht tu thanë që Gjykata Speciale e ka cilësu UÇK-në ndërmarrje të përbashkët kriminale. Rrenë”, ka shkruar Gjinovci.

Ai ka theksuar se, sipas tij, Gjykata ka bërë dallim mes UÇK-së dhe grupit të të dënuarve, të cilët, sipas aktgjykimit, kanë vepruar së bashku në kryerjen e krimeve.

Gjinovci ka shtuar se nuk dëshiron të nxjerrë përfundime përfundimtare pa u publikuar aktgjykimi i plotë dhe pa u shqyrtuar të gjitha provat.

“A është ashtu. Nuk e di. Po e pres aktgjykimin e plotë me krejt provat, pra për të gjithë behajdinët. Edhe po e pres apelin mandej”, ka deklaruar ai.

Shkrimi i plotë (pa ndërhyrje gjuhësore):

Nji deputete e Kosovës po rrejke publikisht tu thanë që Gjykata Speciale e ka cilësu UÇK-në ndërmarrje të përbashkët kriminale. Rrenë. Gjykata madje e ka theksu që so qashtu. Ajo e ka cilësu veç grupin e të dënumve si të tillë, pra ata simbas gjykatës kanë kry krime bashkë si grup për me marrë pushtetin politik e ushtarak mrena UÇK-së e mrena Kosovës. A është ashtu? Nuk e di. Po e pres aktgjykimin e plotë me krejt provat, pra për të …

Artikuj të ngjashëm