Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Gucati: Nëse nuk miratohet Iigji për SpeciaIen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

AutoktonPublikuar më 1.10.2026Përditësuar më 1.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kryetari i OVL-UÇK-së, , ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës nuk miraton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Po, është e vërtetë. Nëse nuk miratohet ligji për plotësim-ndryshim të Ligjit për Gjykatën Speciale, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ne do të formojmë hapa tjerë, ku në ditët e vikendit do të ulemi në bisedë kryesia dhe Këshilli, bashkërisht me dy shoqatat tjera, shoqata e mbajtësve dhe dëshmorëve”, ka deklaruar Gucati.

Ai ka paralajmëruar se një nga mundësitë që po diskutohet është vendosja e tendave para Qeverisë së Kosovës.

“Do t’ia vështirësojmë punën Qeverisë. Ne do të tentojmë, nëse nuk reflekton. Një nga shembujt, do të qëndrojmë me tenda para Qeverisë. Tani do ta shohim ditëve në vijim, kjo është diskutuar”, tha Gucati.

Ndërkohë, ai ka deklaruar se protesta e 1 tetorit në Prishtinë do të jetë gjithëpopullore dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Sipas tij, organizatorët kanë zhvilluar takime në vazhdimësi gjatë dy javëve të fundit për të mobilizuar qytetarët dhe për të siguruar pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë.

Artikuj të ngjashëm