Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

HaIiI Geci publikon dekIaratën e Thaçit për SpeciaIen: Nuk mund të shfuqizohet!

AutoktonPublikuar më 5.10.2026Përditësuar më 5.10.2026Lexim prej 1 minutash

Veprimtari ka publikuar një video të ish-presidentit , në të cilën ai vite më parë deklaronte se Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet.

Geci, duke iu referuar kësaj deklarate, ka kritikuar ata që, sipas tij, po premtojnë ndryshimin apo shfuqizimin e Speciales për qëllime politike.

“Dëgjoni shefin tuaj se çfarë po ju thotë: Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet!”, ka shkruar Geci.

Postimi i tij i plotë:

DËGJONI SHEFIN TUAJ SE ÇFARË PO JU THOTË: GJYKATA SPECIALE NUK MUND TË SHFUQIZOHET DHE NUK DO TË SHFUQIZOHET!

Prandaj, ndaloni së mashtruari njerëzit me premtime që e dini vetë se nuk mund të realizohen. Po kërkoni vota duke shitur iluzione, ndërsa në fund kërkoni vetëm para dhe përfitime.

Nëse e dini se kjo çështje nuk mund të bëhet, atëherë tregojuni njerëzve të vërtetën dhe mos i përdorni emocionet e tyre për interesa politike.

Artikuj të ngjashëm