Hamza këmbënguI: Të aprovohet në dy Iexime Iigji për Gjykatën SpeciaIe, pastaj zgjedhja e presidentit

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, është deklaruar në lidhje me situatën politike në Kosovë.
Para se të niste mbledhja në PDK, Hamza ka theskuar se kërkesa e partisë së tij është që të votohet projektligji për Gjykatën Speciale, e pastaj të propozohet emri për president.
“Po e thashë, po e thashë, po e përsëris për të sotmen herë. Kërkesa dhe qëndrimi i PDK-së është edhe kjo nuk është për PDK-në. Se çka është më e madhe se PDK-ja.
Historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës është më e madhe se gjithçka. Kosova është më e madhe se ne. Na po thojmë. Ne po themi me u aprovu ligji në të dy leximet. Pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedh presidenti, e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush tjetër ka plan me çu vendin në zgjedhje, është temë tjetër”, ka deklaruar Hamza.
Artikuj të ngjashëm


Takimi i papritur i Lladrovcit me Konjufcën, një fjali ngre pikëpyetje!

