Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së

AutoktonPublikuar më 28.9.2026Përditësuar më 28.9.2026Lexim prej 1 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, , ka thënë se Kuvendi sot ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj , , dhe Rexhep Selimit.

Haxhiu ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi dhe se, sipas saj, kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet nga një aktgjykim.

“Lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi, përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e drejtë. Kjo e vërtetë nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë të bashkuara përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike.

“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë të bashkuara, përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike, për të mbrojtur të vërtetën”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar se procesi gjyqësor vazhdon përmes apelit dhe se institucionet do të qëndrojnë të bashkuara gjatë këtij procesi.

“Rruga drejt drejtësisë vazhdon përmes procesit të apelit. Ne do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm