Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Mustafa kujton babain e vrarë dhe axhën ushtar të UÇK: Me laps e pushkë i dolëm në hak Kosovës

AutoktonPublikuar më 9.10.2026Përditësuar më 9.10.2026Lexim prej 2 minutash

Besian Mustafa, deputet i , ka rishpërndarë një rrëfim të luftës, ku muaj më parë kishte treguar për takimin me axhën e tij, i cili ishte pjesë e UÇK-së.

Mustafa ka kujtuar edhe babain e tij, , një nga aktivistët më të dalluar të çlirimit dhe ish-bashkëpunëtor i afërt dhe këshilltar i .

”Rikujtim me shkas!
Mundeni me na i shkru’ emrat bash ku të doni, e me na ofendu bash qysh të doni.
Por kur ka qenë koha me i dalë krah Kosovës me pushkë, na keni pas në vijë të parë.
Kur ka qenë koha me i dalë krah Kosovës me laps, na keni pas në vijë të parë.
Këtu i kemi vorret e babës, t’babgjyshit, katragjyshit… këtu kemi me qenë GJITHMONË!

LDK” – ka shkruar Mustafa, transmeton Gazeta Politika.

Në statusin e parë, që ishte botuar në ditën e çlirimit të Kosovës, Mustafa kishte treguar për ditën e takimit me xhaxhain, i cili ishte pjesë e UÇK në betejën e famshme të Koshares.

“Besian, shko te Grandi takoje axhin Mustafë” m’tha nana, pak ditë pas çlirimit.

Axhin Mustafë? Ai kishte dalë në gurbet kur isha bebe, ishte kthy tash si ushtar në Koshare për ta thyer kufirin mes shqiptarëve.

“Po nuk e njoh me pa, s’di as qysh duket” i thash plot stres. S’e kisha idenë qysh duket “Flamuri”, axhi im, djali i tretë prej pesë djemve të Rifatit, gjyshit tim. Njërën anë u gëzova që po e takoja ma në fund, axhin tim, çlirimtarin tonë! Anën tjetër isha i bindur që kam me dështu në këtë detyrë.

“Hajt se të njeh ai aty” m’tha babi.
Shkova te Grandi i bindur se kisha me u kthy duarthatë, pa ditë me njoftë axhin.

“O Bes” m’thirri një burrë, i gjatë, i pashëm, pantolla të ushtarit e jakne të zezë. “Garant qëky është axhi!”

Ndejti gjysmën e asaj vere në banesën tonë, e ndamë një dhomë gjumi. Vera ma e bukur e jetës tem! Kishim mbijetu babi, nana e unë në Prishtinë, gjyshi Rifat kishte mbijetu në Llap, motra, daja e axhi Gani u kthynë prej Maqedonisë, axhi Mustafë erdhi gjallë prej Koshares. U bashku familja në Kosovën e lirë!

Pas pak javësh, përkundër lutjeve të babit, Flamuri u kthy në Zvicër. “E kom kry detyrën tem ndaj Kosovës, Xhemë, po kthena po e vazhdoj jetën tem.”

Axhi rrnofsh sa malet! Krenar përjetë me ty e shokët e tu, shumë prej të cilëve dhanë jetën për Atdhe.

Urime Dita e Çlirimit Kosovë!” – kishte rrëfyer Mustafa.

Sjelllim ndër mend që Xhemail Mustafa ishte vrarë më 23 nëntor të vitit 2000, ndërsa vrasja e tij mbetet ende e pandriçuad.

Atëbotë Mustafa ishte këshilltar i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Mustafa ishte publicist, eseist dhe kritik letrat i njohur dhe themelues i LDK-së.

Artikuj të ngjashëm