Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

“Peshqit e mëdhenj”, deputeti i VV-së thotë se KPK-ja po heton Blerim Isufajn, përmend edhe Përparim Ramën

AutoktonPublikuar më 9.10.2026Përditësuar më 9.10.2026Lexim prej 1 minutash

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Prokurorinë e Kosovës.

Azemi ka pretenduar se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur hetimet ndaj Blerim Isufajt, duke ngritur dyshime se gjatë ushtrimit të detyrës mund të jenë favorizuar persona të caktuar për t’iu shmangur ndjekjes ligjore.

“Paska nisë hetimi i KPK-së ndaj Blerim Isufajt, nën dyshimet se ka ‘mbrojtur’ nga ndjekja ligjore disa ‘peshq’ të mëdhenj”, ka shkruar Azemi.

Postim i plotë:

Paska nisë hetimi i KPK-së ndaj Blerim Isufajt, nën dyshimet se ka “mbrojtur” nga ndjekja ligjore disa “peshq” të mdhenjë.

… tik tak, tik tak…

Artikuj të ngjashëm