Pasi s’e votuan projektligjin për ndryshimet për Specialen, vjen dorëheqja tjetër e asamblistes së LDK-së në Obiliq

Pas asamblistit Labinot Mirena, edhe asamblistja, njëherësh kryetarja e Forumit të Gruas nga radhët e LDK-së në Obiliq ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat, shkruan Zeri.info.
Dorëheqja e saj vjen pasi që LDK-ja nuk pranoi të jetë pjesë e votimit për projektligjin për Specialen, që u votua sot në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
“E vetëdijshme se Lufta e UÇK-së ishte Luftë për Liri e mbështetur edhe nga SHBA dhe NATO-ja, dhe e bindur se Liria është më shumë se çdo përkatësi partiake. Pasi LDK-ja nuk e mbështeti këtë parim themelor se Liria është mbi çdo parti, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që kam në LDK. Prandaj nga sot e tutje jam asambleiste e pavarur në Kuvendin Komunal të Obiliqit!”, ka shkruar ndër të tjerash Mjekiqi-Kabashi.
Reagimi i plotë i Mjekiqi-Kabashit, pa ndërhyrje:
Të nderuar bashkëqytetar të komunës së Obiliqit, që me votën tuaj më keni besuar të jem asambleiste e Kuvendit Komunal të Obiliqit.
Njiherit jam Kryetare e Forumit të Gruas, nga radhët e LDK-së, Dega në Obiliq, dhe jam Delegate në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
E vetëdishme se Lufta e UÇK-së ishte Luftë për Liri e mbështetur edhe nga SHBA dhe NATO-ja, dhe e bindur se Liria është më shumë se çdo përkatësi partiake. Pasi LDK-ja nuk e mbështeti këtë parim themelor se Liria është mbi çdo parti, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që kam në LDK.
Prandaj nga sot e tutje jam asambleiste e pavarur në Kuvendin Komunal të Obiliqit!
Ju falenderoj për besimin që më keni dhënë.



