Kalo te përmbajtja / Skip to content
Politikë

Von der Leyen për nismën e PDK-së: I takon Kosovës të vendosë për ndryshimet e nevojshme

AutoktonPublikuar më 1.10.2026Përditësuar më 1.10.2026Lexim prej 1 minutash

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur për nismën e -së për ndryshimin e kornizës ligjore për Dhomat e Specializuara, duke thënë se i takon Kosovës të vendosë për ndryshimet e nevojshme, por duke theksuar se duhet të garantohet pavarësia e gjyqësorit.

E pyetur për këtë nismë, von der Leyen tha se çdo ndryshim duhet të bëhet brenda kornizës së pavarësisë së gjyqësorit.

“Sa i përket kornizës ligjore, i takon Kosovës të vendosë. E rëndësishme është që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Pra, brenda kornizës së pavarësisë së gjyqësorit, i takon Kosovës të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëjë ose të mos bëjë. Por, ajo që ka rëndësi është ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm