Vullnet Krasniqi: Votuesit e PDK-së së shpejti do të përballen me një realitet shumë të hidhur

Gazetari Vullnet Krasniqi ka komentuar zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se votuesit e PDK-së së shpejti do të përballen me atë që ai e quan një “realitet shumë të hidhur”.
Sipas Krasniqit, kauza e ngritur rreth këtij ligji nuk do të ketë ndikim juridik apo dobi për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, ndërsa ai pretendon se ligji mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese e Speciales.
Postimi i plotë:
Votuesit e PDK-se se shpejti do te perballen me nje realitet shume te hidhur. Do ta kuptojne qe krejt kauza e tyre 20 e sa ditore, per Ligjin, ka qene nje fluske politike, e projektume prej partise per qellime politike, pa asnje ndikim juridik dhe asnje ndihme per ata ne Hage.
Plus se shpejti do te rrezohet nga Gjykata Kushtetuese ne Speciale. Tash kur do te ndodhe kjo, une pres qe keta votues te kesaj partie do te nervozohen per keqperdorimin e ndjenjave te veteraneve, familjeve te deshmorëve. Nje gjykate nderkombetare do ta hedh poshte ligjin e Kuvendit. Kjo ska ndodhe as ne kohen e UNMIK-ut. Megjithate, meritojne nje shokim te tille, ndoshta kfillen.
Artikuj të ngjashëm



Hamza zbulon si iu propozua në telefon Shiroka-Pulës posti i presidentes
