"1 mijë euro për të vrarë Vuçiçin"/ Presidenti serb kërcënohet në Instagram, autoritetet në Beograd urdhërojnë hetim urgjent
AutoktonPublikuar më 31.8.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Autoritetet serbe kanë nisur një hetim urgjent pas një postimi të publikuar në Instagram, ku, sipas mediave në Serbi, ofroheshin para për vrasjen e presidentit Aleksandar Vuçiç.
Sipas raportimeve, Departamenti Special për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë pranë Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar policinë të identifikojë autorin e postimit dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Në postimin e publikuar në rrjetin social, krahas një fotografie të Vuçiçit, është shkruar një mesazh kërcënues, ku ofrohen 1 mijë euro për vrasjen e presidentit serb.
Artikuj të ngjashëm




Rajon
Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
Lexim prej 1 minutash