Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të daIim nga fIakët e Iuftës ruse

AutoktonPublikuar më 31.8.2026Përditësuar më 24.9.2026Lexim prej 1 minutash

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e flamurit “Liri për Ukrainën” që qëndronte varur në objektin Hotel Grand në qendër të Prishtinës që kur nisi agresionin e saj.

Ky acarim në vend, u arsyetua me pozicionin e Kosovës kundër agresionit rus dhe ndihmën e dhënë për Ukrainën që nga nisja e luftës.

Lidhur me këtë zhvillim në raportet Prishtinë-Kyiv kanë folur gjatë për Gazetën Express nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, nga kjo Ambasadë thonë se qëndrimi i Zelenskyt i shprehur në Beograd s’është asgjë e re dhe se presidenti ukrainas thjeshtë i është përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në Beograd./ Express

Artikuj të ngjashëm