Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

BE i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Shqetësuese që u pa në tubimin e SNS-së

AutoktonPublikuar më 21.10.2026Përditësuar më 21.10.2026Lexim prej 1 minutash

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të ndërmarrë veprime për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin.

Qëndrimi i Brukselit është dhënë në një përgjigje për Gazetën Express, pas interesimit të këtij mediumi lidhur me deklaratën e politikanit serb se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren.

Sipas përgjigjes që BE-ja i ka dhënë Gazetës Express, nga udhëheqësit politikë pritet sjellje e përgjegjshme, e cila ndihmon në forcimin e besimit, stabilitetit rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Brukseli ka shprehur gjithashtu keqardhje që autoritetet serbe nuk kanë ndërmarrë ende veprimet e nevojshme për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në sulmin e vitit 2023 në Banjskë.

Reklamë

Në përgjigjen për Express, BE-ja ka shprehur shqetësim edhe për raportimet mbi praninë e Milan Radoiçiqit në një tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), që udhëhiqet nga .

Bashkimi Evropian pret që Serbia të bashkëpunojë përmes mekanizmave të ndihmës së ndërsjellë juridike dhe të veprojë pa vonesa për këtë çështje./Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

Reklamë