Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Kongresisti amerikan, Torres: Alarmante dhuna policore ndaj protestuesve në Shqipëri, këto veprime duhet të marrin fund

AutoktonPublikuar më 22.10.2026Përditësuar më 22.10.2026Lexim prej 1 minutash

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres është shprehur “thellësisht i shqetësuar” nga dhuna që thotë se shpërtheu “ndaj protestuesve në Shqipëri”.

Torres shkroi në X se veprimet e Policisë së Shqipërisë “duhet të marrin fund”.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga Policia e Shqipërisë janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet ta respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet ta ruajë sundimin e ligjit”, shkroi ai në X.

Reklamë

Torres thotë se “situata duhet të shtensionohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante”.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë