Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Edhe Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, qëndroni larg tubimeve

AutoktonPublikuar më 15.9.2026Përditësuar më 26.9.2026Lexim prej 1 minutash

Edhe Franca u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë për nesër, më 16 shtator.

Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme thuhet se për këtë ditë janë planifikuar, siç thuhet, tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.

Nesër, më 16 shtator, shpallet aktgjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Gjykatën Speciale, në Hagë.

Edhe përfaqësi tjera diplomatike dhe misione ndërkombëtare u kanë kërkuar punëtorëve dhe shtetasve të vendeve ose organizatave që përfaqësojnë ata, të shmangin tubimet dhe udhëtimet ose daljet e panevojshme jashtë.

Artikuj të ngjashëm