Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Fetoshi ngre alarmin për ndikimin rus në Ballkan: Paralajmëron instrumentalizimin e besimit islam

AutoktonPublikuar më 3.11.2026Përditësuar më 3.11.2026Lexim prej 1 minutash

, drejtor i Institutit “Octopus”, ka ngritur shqetësime për afrimin ideologjik mes qarqeve ruse dhe disa figurave të teologjisë islame, duke e cilësuar atë si përpjekje për t’i dhënë Rusisë një rol të veçantë në rendin e ardhshëm gjeopolitik

Në shkrimin e tij me titull “Eskatologjia ruse e islamit”, Fetoshi thekson se ndërthurja e profecive fetare me interesat gjeopolitike të Moskës mund të shërbejë për nxitjen e sentimenteve antiperëndimore.

Ai paralajmëron se këto zhvillime duhet të përcillen me vëmendje edhe nga shqiptarët në Ballkan, duke përmendur edhe idenë e një fronti shqiptaro-serb kundër elitave perëndimore.

Shkrimi i plotë:

Reklamë

“ESKATOLOGJIA RUSE” E ISLAMIT

Çka i bashkon ‘trurin e Putinit’, dhe teologun islam, Imran Hosein?

Afërsia ideologjike si projeksion gjeopolitik, apo përpjekja për ta legjitimuar Rusinë si Katechon (forcën që pengon triumfin e së keqes), duke e përzier eskatologjinë ortodokse me profecitë islame për fundin e Botës.

Në konfliktin aktual gjeopolitik, “dialogu” i tyre ndërfetar, është platformë e strategjisë revizioniste, për ta përceptuar Rusinë si fuqi qendrore në “rendin e ardhshëm” Euro-aziatik.

Implikimi strategjik i intervistës së dy sharlatanëve në Tsargrad TV, për operacionalizimin gjeopolitik të profecive që “favorizojnë” Rusinë, kërkon vëmendje edhe ndër ne shqiptarët në Ballkan.

Instrumentalizimi i besimit islam me afërsinë ndaj krishterimit ortodoks dhe interesat ruse si “mision hyjnor”, projekton nxitjen e sentimenteve antiperëndimore, sipas recetës së Duginit për ‘frontin shqiptaro-serb’ kundër elitave globaliste (Gugin në X, 20.10.2026).

Një nga zërat më të fuqishëm që do ta demaskonte reduktimin instrumental të islamit, kryeministrja e Pakistanit, Benazir Buto (Pajtimi: Islami, Demokracia dhe Perëndimi, 2008) është vrarë kaherë, prandaj s’duhet të neglizhohen ‘thurjet’ ortodokso-islame që kamuflojnë qëllimet sovjetike të Putinit.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë