Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Hashim Thaçi “rikthehet” në rrjetet sociale

AutoktonPublikuar më 2.11.2026Përditësuar më 2.11.2026Lexim prej 1 minutash

Ekipi medial i ish-presidentit të Kosovës, , ka njoftuar se nga sot do të rifillojnë publikimet në profilet e tij zyrtare në Facebook dhe X.

Sipas njoftimit, në këto platforma do të publikohen fotografi, video, dokumente dhe materiale arkivore që pasqyrojnë veprimtarinë politike dhe institucionale të Thaçit, përfshirë periudhat kur ai ushtroi funksionet e kryeministrit dhe presidentit të Kosovës.

Materialet do të përfshijnë takime shtetërore dhe ndërkombëtare, fjalime, deklarata, vizita dhe momente të tjera nga karriera e tij politike deri në përfundimin e mandatit presidencial në vitin 2020.

Reklamë

Ekipi medial ka bërë të ditur se publikimet nuk do të përmbajnë komente apo qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale politike.

Profilet do të administrohen nga ekipi medial i Thaçit, ndërsa synimi, sipas njoftimit, është krijimi i një arkivi publik të veprimtarisë së tij politike dhe institucionale.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë