Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti, përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

AutoktonPublikuar më 31.10.2026Përditësuar më 31.10.2026Lexim prej 1 minutash

Dy serbë nga , të cilët raportohet se janë të përfshirë në luftën në Ukrainë në anën e Rusisë, janë shfaqur në një video me deklarata të ashpra nacionaliste, ku përmendin edhe kryeministrin e Kosovës, .

Në videon e publikuar, dy personat shprehin mbështetje për ish presidentin serb dhe sulmojnë kundërshtarët e tij politikë, duke i akuzuar se mbështeten nga armiqtë e popullit serb.

Ata kërcënojnë, përmendin kryeministrin Albin Kurtin duke pretenduar se do të kthehen në Kosovë.

Në fillim të videos, dy personat prezantohen si serbë nga Mali i Zi dhe dërgojnë përshëndetje për serbët në Kosovë, duke veçuar Banjskën.

Reklamë

“Dy vëllezër nga Mali i Zi, dy serbë. Duhet t’i përshëndesim vëllezërit tanë nga Kosova dhe Metohia, popullin serb nga Banjska. Përshëndetje të mëdha për vëllezërit”, deklarojnë ata.

Sipas burimeve të Tëvë1, grupi nacionalist serb “Srpski Inat” dyshohet se po menaxhohet nga disa persona me prejardhje nga Banjska e Zveçanit./teve1.info/

Artikuj të ngjashëm

Reklamë