Pro-rusët Vuçiq e Dodik “hartojnë plane” për të ardhmen

Ish-presidenti serb dhe drejtuesi i listës Serbia e Bashkuar, Aleksandar Vuçiq, u takua sot në Zrenjanin me Milorad Dodik, kryetar i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD), për ta uruar për fitoren në zgjedhjet në Republikën Serbe, në të cilat Dodik nuk ishte kandidat.
Dodik tha se do të vazhdojë të takohet me Vuçiq për “shumë vite në vijim”, pasi sipas tij, Vuçiq “së shpejti do të merr rolin e kryeministrit të Serbisë”, dhe se ai do ta ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme”.
“Është interesante: as ai dhe as unë aktualisht nuk jemi presidentë apo diçka e tillë, megjithatë, siç e shihni, ne vazhdojmë të takohemi dhe të hartojmë plane,” shkroi Vuçiq në Instagram.



