Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Maqedonci takon ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për blerjen e helikopterëve Black Hawk

AutoktonPublikuar më 12.10.2026Përditësuar më 12.10.2026Lexim prej 1 minutash

Ministri i Mbrojtjes, është takuar me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në , ambasadorin Matthew Whitaker në margjinat e Warsaw Security Forum 2026.

Ministria e Mbrojtjes tha se në fokus të takimit ishte “avancimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe koordinimi për çështje me interes të përbashkët”.

“Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, i cili po zhvillohet prej më shumë se 15 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror. Ky partneritet po forcon kapacitetet tona përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave”, thuhet në njoftim.

“Nga ana e tij, ambasadori Whitaker shprehu mbështetjen për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në NATO dhe vazhdimin e mbështetjes amerikane për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës”, thotë Ministria.

Reklamë

Artikuj të ngjashëm

Reklamë