Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Votimet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Shaip Kamberi shpall fitoren e listës së tij – rezultatet preliminare

AutoktonPublikuar më 9.11.2026Përditësuar më 20.11.2026Lexim prej 1 minutash

Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) ka dalë e para sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas rezultateve preliminare, lista numër 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka marrë 4.769 vota, duke siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet në KKSH.

Renditja e listave është si vijon:

  • PVD-AL: 4.769 vota – 10 mandate;

  • LPD-PDSH: 4.225 vota – 8 mandate;

  • APN: 2.876 vota – 6 mandate;

  • PD-LR: 2.753 vota – 5 mandate.

Janë numëruar 14.623 vota dhe janë ndarë 29 mandate.

Reklamë

(PVD) ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që morën pjesë në votime, si dhe ata që i dhanë besimin listës së udhëhequr nga Enkel Rexhepi (PVD-AL).

Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas Kamberit, KKSH-ja ka për detyrë të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për arsimin dhe librin shqip, kulturën shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

Reklamë