Kalo te përmbajtja / Skip to content
Rajon

Xhevat Prekazi dhe deklaratat e tij për Kosovën e Serbinë: “Beogradin e konsideroj qytetin tim”

AutoktonPublikuar më 9.11.2026Përditësuar më 20.11.2026Lexim prej 3 minutash

, njëri prej futbollistëve më të njohur shqiptarë të gjeneratës së tij, ka ndërruar jetë të dielën, më 8 nëntor, në moshën 69-vjeçare. Gjatë karrierës së tij, ai kishte dhënë deklarata të shumta për Kosovën, Serbinë dhe lidhjen me qytetin e lindjes, Mitrovicën.

I lindur në Mitrovicë, Xhevat Prekazi e kaloi pjesën më të madhe të karrierës dhe jetës në Serbi, ku u bë një prej emrave të njohur të Partizanit të Beogradit.

Gjatë viteve, ish-futbollisti mitrovicas kishte dhënë disa deklarata që kishin nxitur diskutime për raportin e tij me Kosovën dhe Serbinë, sidomos për faktin se, ndonëse vinte nga një familje shqiptare, Beogradin e konsideronte qytetin e tij.

Prekazi: Beogradin e konsideroj qytetin tim

“Beogradin e konsideroj qytetin tim, pasi aty kam filluar karrierën dhe jam bërë futbollist me emër. Në këtë qytet kam kaluar vitet e mia më të bukura”, kishte deklaruar Prekazi në një intervistë për , të realizuar në vitin 2017.

Reklamë

Në të njëjtën intervistë, ai kishte theksuar se nuk kishte qenë asnjëherë kundër Kosovës.

“Nuk kam qenë kurrë kundër Kosovës, por e vetmja gjë që më ka interesuar ka qenë ”, ishte shprehur ai.

Megjithatë, në një intervistë të vitit 2023 për Klan Kosovën, Prekazi kishte folur edhe në gjuhën shqipe, duke rikujtuar prejardhjen e tij familjare.

“Unë jam nga Mitrovica. Familja ime është nga Mitrovica. Nga babai dhe nëna, të gjithë kanë lindur në Mitrovicë”, kishte thënë ai.

Rrëfimi i Xhevat Prekazit për djegien e shtëpisë në Mitrovicë

Prekazi kishte treguar edhe për tragjedinë që kishte përjetuar familja e tij gjatë luftës në Kosovë. Shtëpia e tij në Mitrovicë ishte djegur, ndërsa familjarët kishin shpëtuar falë ndihmës së disa njerëzve.

“Ma dogjën shtëpinë vetëm pse e kisha mbiemrin Prekazi”, ishte një prej rrëfimeve të tij për revistën serbe Nedeljnik.

Ai kishte komentuar edhe pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

“Kosova e pranuar në FIFA dhe UEFA? E për çfarë të gëzohem unë? Nëse e ka pranuar, atëherë mirë është për futbollistët nga Kosova që mund të luajnë edhe në reprezentacion të Kosovës edhe për kampionatin evropian dhe atë botëror. Pse të gëzohem unë? Gjë normale ka qenë për mua”, kishte thënë ai.

Çfarë kishte thënë Prekazi për futbollin e Kosovës?

Prekazi kishte deklaruar gjithashtu se nuk i ndiqte ndeshjet e Kosovës.

“Nuk e kqyri (Kosovën), e shikoj veç Liverpoolin, Boca Junior e Galatasaray. As Partizanin nuk e shikoj. S’ka futboll sot, s’ma plotësojnë zemrën dhe nuk kam dëshirë me humb kohën me pa diçka që nuk vlen asgjë”, kishte thënë ai për Open TV.

Ai kishte treguar se nuk e kishte vizituar Mitrovicën që nga viti 1997, ndërsa kishte folur edhe për humbjet familjare dhe largimin e njerëzve të afërt nga qyteti i tij i lindjes.

Deklarata e Prekazit për Serbinë dhe Kupën e Botës 2026

Ndërkohë, në qershor të vitit 2026, Prekazi kishte nxitur diskutime të tjera me deklaratat për moskualifikimin e Serbisë në Kupën e Botës 2026.

“Është një tragjedi e madhe që Serbia nuk është kualifikuar në Botëror. Ky është një turp për futbollin tonë”, kishte deklaruar ai për televizionin serb N1.

Xhevat Prekazi, i cili luajti për Partizanin e Beogradit, Hajdukun e Splitit dhe Galatasarayn, mbetet një prej futbollistëve që la gjurmë në futbollin ish-jugosllav dhe turk.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë