Vuçiq njofton: Thaçi do të lirohet
AutoktonPublikuar më 28.8.2026Përditësuar më 28.8.2026Lexim prej 1 minutash

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka spekuluar për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Vuçiq duke tentuar ta luajë viktimën tha se Thaçi do të lirohet në fund nga Haga, sepse duan sipas pretendimeve të tij “si fajtorë t’i paraqesin vetëm serbët”.
“Nuk është fundi sepse, siç e kuptoj unë, ata e kanë planifikuar shpalljen e dënimit të Hashim Thaçit për 16 shtator dhe, siç e kuptoj unë, për të mbuluar ditët e burgut, dhe se pjesa tjetër do të jetë lirim nga akuzat. Perëndimorët duan të na thonë: “Ju serbët jeni fajtorët e vetëm”, pretendon ai.
Më 16 shtator në Hagë do të merret vendimi përfundimtar ndaj katërshes së UÇK-së.



