Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Andi Murra gati të ndërmarrë vendimin drastik ndaj Elton Tozajt, zbulohen “prapaskenat”

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 1 minutash

Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë gjatë një transmetimi live, këtë herë duke iu drejtuar drejtpërdrejt koreografit dhe drejtorit kreativ Andi Murra, për të cilin ka ngritur një sërë pretendimesh gjatë ditëve të fundit.

Sipas Tozajt, pas deklaratave të tij publike, Murra është përpjekur ta gjejë personalisht. Gazetari la të kuptohej se i druhet një përballjeje që mund të përfshijë kërcënime apo dhunë, megjithëse nuk paraqiti prova konkrete për një rrezik të tillë.

Tozaj pretendoi gjithashtu më herët se ka mbledhur materiale të mjaftueshme lidhur me Murrën, të cilat synon t’ua dorëzojë autoriteteve kompetente.

“Andi Murrën nuk e degjeneroj unë, Andi Murrën e degjeneron ligji”, u shpreh ai gjatë transmetimit.

Më tej, Tozaj i bëri thirrje Murrës që të mos përpiqet ta kontaktojë apo ta kërkojë personalisht, por t’u drejtohet institucioneve për të sqaruar pretendimet e ngritura ndaj tij.

“Mos më kërko, shko jep llogari para organeve kompetente, atë shko bëj”, deklaroi Tozaj.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje për mënyrën se si mund të reagojnë institucionet ndaj deklaratave të tij publike.

“Pse duhet të sulmohem unë nga AMA apo institucionet shtetërore?”, shtoi gazetari.

Deklaratat vijnë pas një serie akuzash dhe aludimesh të Tozajt për personazhe të njohura të ekranit dhe botës së artit, të cilat kanë shkaktuar reagime në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm