Ky detaj sapo na zbuloi dy opinionistët e Big Brother VIP Albania 6

Një deklaratë e Selin Bollatit në emisionin “Goca dhe Gra” ka ngritur pikëpyetje mbi emrat që mund të ulen në karriget e opinionistëve të edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë një bisede në studio për festën e nisjes së sezonit të ri televiziv të Top Channel, Selin përmendi se mes të pranishmëve do të jenë edhe Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, dy opinionistët e edicionit të kaluar të reality show-t.
Ky detaj tërhoqi menjëherë vëmendjen e Orinda Hutës, e cila e pyeti Selinën nëse me këtë deklaratë po konfirmonte rikthimin e tyre edhe në “Big Brother VIP Albania 6”.
Megjithatë, Selin u tregua e kujdesshme, duke sqaruar se nuk po konfirmonte asgjë lidhur me përbërjen e panelit të opinionistëve.
Përmendja e dy emrave ka shtuar kuriozitetin, veçanërisht pasi Hajdari dhe Kryemadhi ishin pjesë e edicionit të pestë dhe një rikthim i tyre në të njëjtat role mbetet një mundësi.
Artikuj të ngjashëm


Rrjeti po zien: Drini Zeqo në një romancë me moderatoren e Top-Channel?

