Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Arrestohet në Milano dhe e rikthejnë në Shqipëri, reperin “Cllevio”

AutoktonPublikuar më 30.8.2026Përditësuar më 30.8.2026Lexim prej 1 minutash

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit Cllevio, duket se po përjeton një periudhë të suksesshme në muzikë pas lirimit të tij. Këngët e tij janë kthyer në hite, ndërsa vet ai ka performuare pothuajse çdo natë në klube.Megjithatë, duket se për Cllevion kanë nisur sërish telashet. Teksa po udhëtonte drejt Zvicrës, reperi është ndaluar nga autoritetet në aeroportin Malpensa të Milanos, në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cllevio përmes një video të shkurtër në “InstaStory”, ku shfaqen valixhet e tij në një hapësirë pritjeje në aeroport. Videon Cllevio e ka shoqëruar me një mesazh ku shkruan: “Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”.

Artikuj të ngjashëm