Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës

AutoktonPublikuar më 30.8.2026Përditësuar më 30.8.2026Lexim prej 1 minutash

James Dooley, një biznesmen multimilioner nga Mançesteri, ka treguar disa nga rregullat e pazakonta që ndjek për të ruajtur martesën dhe për të balancuar punën me familjen.

42-vjeçari është i martuar me Kerrin prej 8 vitesh dhe është aktiv në 17 kompani, të cilat sipas tij gjenerojnë rreth 10 milionë funte në vit dhe punësojnë mbi 300 persona.

Një nga rregullat e çiftit është që gjatë orarit të punës të mos flasin me njëri-tjetrin, pasi James thotë se çdo shpërqendrim mund t’i marrë deri në 23 minuta për t’u rikthyer në përqendrim.

Ai tregon se ndonjëherë zgjohet edhe në orën 1 të mëngjesit me ide të reja biznesi. Në këto raste, gruaja e di se është më mirë që ai të shkojë në zyrën e tij në kopsht, derisa t’i heqë idetë nga mendja.

Çifti gjithashtu ka vendosur që James të mos blejë dhurata tradicionale për Kerrin, por të investojë në përvoja dhe kujtime, si udhëtime apo qëndrime në vende të veçanta.

Nga ora 15:00 deri në 19:00, biznesmeni e lë punën mënjanë për t’iu përkushtuar tre fëmijëve të tij, duke thënë se koha me ta është shumë e çmuar dhe se “sa hap e mbyll sytë, ata do të bëhen adoleshentë”.

Artikuj të ngjashëm