Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Del fotografia e partnerit të përfolur të Elvana Gjatës, ja kush është biznesmeni shqiptar

AutoktonPublikuar më 12.10.2026Përditësuar më 12.10.2026Lexim prej 1 minutash

Pas lajmit të publikuar nga portali Publik.al se Elvana Gjata është në pritje të fëmijës së saj të parë, vëmendja është kthyer edhe te personi që përflitet si partneri i këngëtares.

Bëhet fjalë për Elson Bajrakurtajn, një inxhinier dhe biznesmen shqiptar që jeton në Londër, ku raportohet se ushtron aktivitet në sektorin e ndërtimit. Emri i tij është përmendur edhe më parë në mediat rozë për një lidhje të mundshme me artisten.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon edhe fotografia e Bajrakurtajt, duke shtuar interesin për identitetin e personit që pretendohet se është në një marrëdhënie me Elvanën.

Reklamë

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen lidhet me Instagramin. Nga pamjet e publikuara rezulton se Elson Bajrakurtaj dhe Elvana Gjata e ndjekin njëri-tjetrin në këtë platformë.

Ndërkohë, sipas raportimit të Publik.al, këngëtarja është shtatzënë dhe babai i fëmijës pretendohet të jetë pikërisht Bajrakurtaj.

Megjithatë, deri më tani, as Elvana Gjata dhe as Elson Bajrakurtaj nuk kanë konfirmuar publikisht lidhjen e përfolur apo lajmin e shtatzënisë.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë