Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Habit Jul Deda, zbulon se si e mësoi se Top-Channel e pushoi nga puna

AutoktonPublikuar më 30.10.2026Përditësuar më 30.10.2026Lexim prej 1 minutash

Aktori i humorit Jul Deda ka folur për herë të parë me detaje rreth largimit të tij nga drejtimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, duke treguar se lajmin e kishte mësuar fillimisht nga portalet.

I ftuar në emisionin “Andale”, Deda u pyet për arsyet që çuan në përfundimin e bashkëpunimit me televizionin, por pranoi se ende nuk e di se çfarë kishte ndodhur.

“Do të drejtën fare, të mos t’i biem anash? Unë akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh”, u shpreh aktori.

Reklamë

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe se kush e kishte marrë vendimin për largimin e tij nga “Fiks Fare”, duke iu përmendur emrat e Ledion Liços dhe Lori Hoxhës.

“Po kush e vendosi që Jul Deda nuk është më drejtues i Fiks Fare? Ledioni, Lori? Kush?”, ishte pyetja që iu drejtua.

“Jo, jo, më lart, patjetër”, u përgjigj Deda, duke lënë të kuptohej se vendimi ishte marrë në një nivel më të lartë drejtues.

Megjithatë, aktori nuk përmendi emra konkretë dhe theksoi se nuk i është dhënë një shpjegim i qartë për arsyen e largimit.

“Akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh dhe akoma s’e di arsyen. E mora vesh nga portalet. Pas portaleve, pata një telefonatë nga drejtuesit”, tregoi ai.

Sipas rrëfimit të Dedës, njoftimi nga drejtuesit e televizionit ka ardhur vetëm pasi lajmi për largimin e tij ishte publikuar në media.

Deklarata e aktorit hedh dritë mbi mënyrën se si ai është informuar për përfundimin e angazhimit të tij në “Fiks Fare”, ndërsa arsyeja e vendimit mbetet ende e paqartë sipas vetë tij.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë