Ish-banori i “Big Brother VIP”, në videot e Adi Hilës

Një tjetër deklaratë është bërë lidhur me videot private të kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.
Këtë herë ka qenë këngëtari Labinot Rexha, i cili gjatë një interviste për “Prive” ka pretenduar se në materialet e përfolura shfaqet edhe një personazh që ka qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
I pyetur se çfarë mendonte për skandalin e fundit, Rexha u shpreh:
“Po ju jap ekskluzive. Është edhe një djalë nga Big-u i Kosovës, banor që është aty. Por ishalla që nuk po e nxjerrin”, deklaroi ai.
Këngëtari nuk përmendi asnjë emër dhe nuk dha detaje të tjera që mund të sqaronin se për cilin ish-banor bëhej fjalë apo nga e kishte marrë këtë informacion.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur publikimi i materialeve private ka përfshirë në diskutime një sërë personazhesh të njohur, ndërsa disa prej emrave të përmendur në rrjet kanë mohuar lidhjen me videot.
Megjithatë, pretendimi i Labinot Rexhës nuk është konfirmuar dhe nuk ka prova publike që të vërtetojnë se një ish-konkurrent i “Big Brother VIP Kosova” shfaqet në materialet në fjalë.
Artikuj të ngjashëm



Monika Lubonja merr një tjetër vendim pas skandalit me Adi Hilën (Foto)
