“Mos e moho që je ti”/ Tozaj publikon fotot e ish-banores së BBVA

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale, duke iu rikthyer rastit të Ina Aderit, emri i së cilës është përmendur prej tij në diskutimet e fundit për një video që po qarkullon në internet.
Përmes një postimi në Instagram, Tozaj ka publikuar dy fotografi, duke pretenduar se vajza që shfaqet në to është i njëjti person që ai ka përmendur më herët në lidhje me materialet private.
“Kjo është Ina në film dhe tek tjetra Ina në restorant!”, shkruan gazetari, duke këmbëngulur në identifikimin e bërë prej tij.

Në vijim, Tozaj i është drejtuar drejtpërdrejt ish-banores së Big Brother VIP, duke e cilësuar situatën si të rëndë dhe duke i kërkuar të denoncojë personat që, sipas pretendimeve të tij, mund të kenë abuzuar me të.
“E dashur, kjo që të ka ndodhur ty është e tmerrshme dhe e frikshme! Nuk të bën nder fakti që mohon që je ti! Nder të bën të shkosh të denoncosh këta tipa që kanë abuzuar me ty në atë gjendje!”, shkruan Tozaj.
Artikuj të ngjashëm



Monika Lubonja merr një tjetër vendim pas skandalit me Adi Hilën (Foto)
