Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

Luizi Ejlli reagon për protestat në Tiranë, mesazh i fortë për Ramën: “Përgjegjësia nuk mund të japë dorëheqjen!”

AutoktonPublikuar më 16.10.2026Përditësuar më 16.10.2026Lexim prej 1 minutash

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama dhe duke kërkuar përgjegjësi për incidentet e raportuara gjatë tubimeve.

Përmes një postimi në Instagram Story, Luizi është ndalur te situata e krijuar gjatë protestave, veçanërisht te raportimet për të mitur dhe efektivë policie të lënduar.

“Kur në rrugë lëndohen të mitur dhe policë, nuk mjafton të numërosh ditët e protestës… duhet të numërosh përgjegjësitë”, shkruan këngëtari.

Reklamë

Në vijim, ai i është referuar edhe qëndrimit të kryeministrit për të mos dhënë dorëheqjen, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje nga institucionet.

“Të thuash ‘nuk jap dorëheqjen’ është e drejtë e një kryeministri, por qytetarët kanë po aq të drejtë të pyesin se: kush përgjigjet kur protesta kthehet në tragjedi, kush mbron jetën dhe kush ka guximin të dëgjojë?”, vijon reagimi i tij.

Luizi e ka përmbyllur mesazhin me një deklaratë që duket se i drejtohet drejtpërdrejt kreut të qeverisë:

“Pushteti mund të refuzojë të largohet, por përgjegjësia nuk mund të japë dorëheqjen!”

Me këtë reagim, këngëtari i është bashkuar diskutimit publik për protestat, duke e vendosur theksin te siguria e pjesëmarrësve dhe përgjegjësia e autoriteteve për ngjarjet e ndodhura.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë