Protestat në vend, Olta Gixhari bën deklaratën e fortë: “S’ta fal…”

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri dhe përplasjet e raportuara mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Përmes një publikimi në Instagram, aktorja ka ndarë një seri fotografish që përcjellin një mesazh të fortë për dhunën dhe pasojat e saj te të rinjtë.
Në njërën prej fotografive shihet një efektiv policie gjatë një përplasjeje me një person në rrugë, ndërsa një tjetër imazh paraqet një kolazh me fytyra dhe sy të rinjsh të pajisur me mjete mbrojtëse.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mesazhi i shkurtër që Olta ka zgjedhur të shoqërojë publikimin.
“S’ta fal njeri dhimbjen e fëmijës!”, ka shkruar aktorja, duke e vendosur theksin te dhimbja e familjeve dhe pasojat që mund të sjellë dhuna ndaj të rinjve.

Kjo nuk është hera e parë që Olta Gixhari shpreh publikisht shqetësimin e saj për situatën. Edhe më herët, aktorja kishte reaguar me tone të forta, duke kërkuar ndalimin e dhunës dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve.
Me postimin e fundit, ajo ka rikthyer vëmendjen te një prej shqetësimeve më të ndjeshme të protestave: siguria e të rinjve dhe ankthi i prindërve për fëmijët e tyre.



