Kalo te përmbajtja / Skip to content
Show Biz

“Të këshillova që kur ishe në Portokalli”/ Veleshnja i drejtohet publikisht Erion Isait pas publikimit të mesazheve me një djalë

AutoktonPublikuar më 11.10.2026Përditësuar më 11.10.2026Lexim prej 1 minutash

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar publikisht ndaj ish-kolegut të tij, Erion Isai, pas publikimit në rrjet të disa bisedave që pretendohet se i përkasin këtij të fundit.

Përmes një komenti në Instagram, Veleshnja i është drejtuar drejtpërdrejt Isait, duke lënë të kuptohet se e kishte paralajmëruar për sjelljen e tij që në kohën kur të dy ishin pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.

“Bo bo bo, po pse mor Erion, të këshillova, të thashë mos, mos që kur ishe në Portokalli. Rri tani, vuaj pasojat e pellit që haje! Ti Erion ke qenë pervers që në Portokalli”, shkruan Veleshnja në komentin e tij.


Deklarata e aktorit vjen në një moment kur emri i Erion Isait është përfshirë në diskutimet në rrjetet sociale për shkak të mesazheve të publikuara së fundmi, autenticiteti dhe rrethanat e të cilave nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Deri më tani, nuk ka një reagim të konfirmuar publik nga Erion Isai lidhur me komentin e ish-kolegut të tij.

Artikuj të ngjashëm