Adrian Hila kthehet në Tiranë dhe shkon direkt në Polici për videot intime, ja sa vite burg rrezikon

Kompozitori Adrian Hila ka shkuar në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.
Marrja e tij në pyetje po bëhet pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e materialeve dhe personat që kanë publikuar apo shpërndarë videot në internet.
Çështja i është referuar edhe Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Skandali
Disa video me përmbajtje intime janë publikuar në rrjete sociale si dhe janë shpërndarë në aplikacionin WhatsApp, ku protagonist është kompozitori, Adrian (Adi) Hila.
Videot janë filmuar në ambient privat, megjithatë mbetet e paqartë se si kanë arritur të bëhen publike.
Lidhur me aspektin ligjor të kësaj situate, Kushtetetutës janë tre nene të Kodit Penal që parashikojnë dënime, për shkelje privatësie, përgjim, shpërndarje të materialeve dhe përhapje të sekreteve vetjake.
Ato parashikojnë dënime nga gjobë deri në 2 apo 3 vite burg.
Sa vite burg rrezikon kompozitori Adi Hila:
Neni 121
Ndërhyrje të padrejta në jetën private
Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafine parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Neni 122
Përhapja e sekreteve vetjake
Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një ose personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kujtojmë se prej dy ditësh, në disa platforma online, rrjete sociale e kryesisht në whatsapp, po qarkullojnë një seri videosh të cilat kanë në qendër një emër të njohur të botës së muzikës, dhe këngëtare e artiste, të përfshira në marrëdhënie seksuale me të.
Çfarë u gjet në vilën e tij?
Ndërkohë, profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, sqaroi në “Top Story” publikimin e materialeve intime të Adrian Hilës dhe personazheve të tjerë publikë.
“Hila nuk është viktimë. Duhet të biem dakord, kaq. Ai njeri do të gjykohet dhe dënohet për këtë. I ka futur ata njerëz në një shtëpi që ka pasur kamera, i ka gënjyer, i ka dërguar në një ambient me kamera. Është laptopi që është përdorur. Janë disa pista që po hetohen. Policia është për të parë se kush është shitësi, kush i ka çuar për t’i shitur, janë formate që duan të përfitojnë me klikime.
Edhe sot kanë dalë video të tjera. Ato vijojnë të fitojnë para edhe pse sepse po klikohen. Këta ndryshojnë IP, emrin e videove dhe ato vijojnë të përhapen, nuk frenon dot më, as Europol-i, është e pamundur. Shitësi i parë, shitësi i dytë po kërkohen”, tha Karamuço.
“Vepër penale, në aspektin juridik, është regjistrimi apo shpërndarja e videove? Mund të jetë një manjak seksual që do t’i ketë ato video. Mendoj që publikimi përbën një akt penal flagrant”, ndërhyri Filip Çakuli.
“Të dyja përbëjnë vepër penale. Po nuk ia the tjetrit që merr në shtëpi që po filmohesh, je për burg. Është ndërhyrje në veprën penale, në filmimin pa dhënë autori pëlqim. Ai i mbante në shtëpi dhe studio, policia nuk po e gjente se në cilën shtëpi ishin këto. Një juglindje ishte një vilë tre katëshe, në katin e tretë u gjet një papafingo, që ishte edhe studio, edhe kjo dhomë, kjo ishte në kamera. Mendohej, që dyshohej se përveç vlerave të shtrenjta mund të mbante edhe vlera monetare. Por këto kamera nuk janë të ekspozuara, ishin kamera të fshehta.
Kamera ishte e lidhur me një laptop. Mendoj që kamera nuk është gjetur, nëse ky nuk paraqitet nesër del në kërkim policor. Ka thënë që do vij me avokat. Nga videot del që është kamera e fshehtë. Duket që është kamerë”, tha Karamuço.


