“E gjeta shumë të rënduar” – Miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

Meridian Ramçaj ka folur në emisionin “Breaking” në Top News për situatën e Monika Lubonjës, duke zbuluar detaje nga një telefonatë që ka zhvilluar me aktoren.
Ramçaj tha se Lubonja ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, ndërsa theksoi se komentet dhe reagimet e publikut kanë ndikuar tek ajo.
“Unë kam folur me Monikën, gjendja e saj është e rënduar totalisht, psikologjikisht, emocionalisht. Normalisht të vrasin fjalët e publikut”, u shpreh ai.
Ramçaj kritikoi mënyrën se si, sipas tij, publiku arrin në përfundime pa pasur të gjitha faktet.
“Ne jemi një popull që alfabetin e kemi A dhe ZH, nuk kemi ABC, nuk i marrim fare shkronjat me radhë, por duam të kalojmë direkt te ZH-ja. Pra, ne shikojmë një puzzle, pa i parë fare copat dhe themi se kjo është”, deklaroi ai.
Ramçaj tha gjithashtu se personat e përfshirë duhet të marrin guximin dhe të drejtohen te institucionet përkatëse.
“Unë mendoj që ata duhet të marrin guximin, të shkojnë të bëjnë denoncimin. Normalisht duhet ta kishin bërë një denoncim”, tha Ramçaj.
I pyetur nëse ka pasur mbështetje nga institucionet, ai tha se beson se duhet të jenë të pranishme edhe shërbimet sociale.
“Besoj që duhet të jenë dhe shërbimet sociale të pranishme”, u shpreh ai.
Ramçaj tregoi se e kishte parë vetë gjendjen emocionale të Monika Lubonjës gjatë komunikimit të tyre të fundit.
“Unë nuk e kam pyetur, vetëm e pashë që nga ana emocionale ishte shumë e rënduar kur dola unë para dy ditësh, sepse po i thosha që nuk ke bërë asgjë që nuk kanë bërë të tjerët. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tregoi ai.
Ramçaj e cilësoi situatën si një veprim të bërë në pabesi, duke e lidhur me atë që ai i quajti “pabesi të meshkujve shqiptarë”.


