Ajo i kërkoi dorëheqjen, Rama i bën të papriturën Elisa Spiropalit

Elisa Spiropali ka njoftuar se faqja e saj zyrtare në Facebook është bllokuar prej tre ditësh, në një moment kur deklaratat e saj për situatën politike në vend kanë marrë vëmendje të konsiderueshme.
Përmes një postimi në Instagram, Spiropali ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka akses në faqen e saj në Facebook dhe se po bashkëpunon me kompaninë Meta për rikthimin e saj.
Ajo u ka kërkuar ndjekësve që, deri në një njoftim të dytë, ta kontaktojnë përmes Instagramit, duke i falënderuar për mirëkuptimin dhe mbështetjen.
Situata vjen pas qëndrimeve kritike të Spiropalit ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri dhe thirrjes së saj drejtuar kryeministrit Edi Rama që të “hapë krahun”, duke i hapur rrugë një rotacioni brenda Partisë Socialiste.
Deklarata e saj është bërë në një periudhë tensionesh politike, ndërsa protestat studentore në Tiranë kanë shtuar presionin ndaj qeverisë.
Për momentin, Spiropali po përdor Instagramin si kanalin kryesor të komunikimit me ndjekësit, në pritje të zgjidhjes së problemit me Facebook-un.
Artikuj të ngjashëm

Fshehu pasurinë e Ballukut, e pëson keq Igli Tare: SPAK merr këtë vendim


