Anulimi i fluturimit i shpëtoi jetën avokatit?! Idajet Beqiri do të kthehej mbrëmë nga Brukseli, por avioni nuk u nis, zbriti në Rinas pak minuta pasi makina shpërtheu

Automjeti Mercedes Benz GLE në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, gjithashtu edhe ajo mbrojtëse ligjore, Nexhi Beqiri, ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në oborrin e pallatit ku çifti banon.
Fatmirësisht, mjeti ishte i parkuar dhe avokati Idajet Beqiri që e përdorte shpesh, ndodhej jashtë vendit, ndaj nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi Policia e Tiranës.
Ngjarja ndodhi në zonën e “Myslym Shyrit” dhe shumë pranë Gjykatës Civile të kryeqytetit. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi dyshimet janë se shpërthimi ka qenë i telekomanduar.
Kthimi i avokatit nga Brukseli dhe shpërthimi pak minuta para
Avokati Idajet Beqiri ndodhej në Bruksel dhe do të kthehej në Tiranë mbrëmjen e djeshme, por fluturimi është anuluar dhe avioni nuk është nisur. Ai ka qëndruar atje dhe ka zbritur në Rinas rreth 15-20 minuta pasi kishte ndodhur shpërthimi në makinë.