Kalo te përmbajtja / Skip to content
Shqipëri

I riu ofron 5 mijë euro kush identifikon këtë polic, ja pse

AutoktonPublikuar më 13.10.2026Përditësuar më 13.10.2026Lexim prej 1 minutash

Një i ri shqiptar që jeton në diasporë ka ofruar 5 mijë euro për këdo që mund të ndihmojë në identifikimin e një efektivi policie, i cili shfaqet në pamje duke goditur me shkop gome një qytetar të shtrirë në tokë gjatë protestës.

Sipas JOQ Albania, i riu ka kontaktuar redaksinë dhe ka shprehur gatishmërinë për të dhënë shumën prej 5 mijë eurosh në këmbim të informacionit që do të mundësonte identifikimin e efektivit.

Në pamjet e publikuara shihet një qytetar i shtrirë në trotuar, ndërsa një efektiv i pajisur me uniformë dhe mjete mbrojtëse afrohet dhe bën një lëvizje goditëse me shkop gome në drejtim të tij. Sipas raportimit, qytetari ishte rrëzuar teksa përpiqej t’i largohej gazit lotsjellës.

Reklamë

I riu nga diaspora e ka shpjeguar reagimin e tij përmes një rrëfimi personal. Ai ka thënë se qytetari në video i kujton të atin, i cili, nëse do të ishte ende gjallë, sipas tij, do të kishte dalë në protestë për të birin që ishte detyruar të emigronte në kërkim të një jete më të mirë.

Përmes redaksisë së JOQ, ai u ka kërkuar personave që kanë informacion të saktë për ngjarjen të kontaktojnë median.

Artikuj të ngjashëm

Reklamë